Spiunoi te CIA gjeneralin Qasem Soleimani, Irani ekzekuton agjentin

Spiunoi te CIA gjeneralin Qasem Soleimani, Irani ekzekuton agjentin

Irani ka ekzekutuar një person të akuzuar për spiunim te CIA dhe sherbimi sekret izraelit gjeneralin Qasem Soleimani, i cili u vra nga një sulm amerikan në janar të këtij viti.

Gjyqësori iranian tha se Mahmoud Mousavi Majd u ekzekutua, pasi u akuzua për spiunazh për shërbimet e inteligjencës izraelite dhe asaj amerikane, Mosad dhe CIA, si dhe për informimin e tyre për vendodhjen e gjeneralit Soleimani, kreut të Gardës Revolucionare Iraniane Kuds.

Me 9 qershor, Majd u akuzua për dhënien e informacioneve të inteligjencës te CIA dhe Mosad mbi forcat e armatosura iraniane në këmbim të parave.

Më 3 janar, Soleimani u vra në një sulm nga një dron amerikan pranë aeroportit të Bagdatit.

Nënkryetari i Forcave të Mobilizimit Popullor (Hashad al-Shabi) Abu Mahdi al-Mohandis, po ashtu u vra në sulmin ajror.

SHBA në vazhdimësi ka deklaruar se Soleimani ishte përgjegjës për sulmet që shënjestronin ushtarët amerikan në Irak dhe zonat e tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy