Nora Malaj: Vetëvrasja e Bedrie Lokës, britma me e madhe që na tregoi se në çfarë bataku disa qenie njerëzore po rriten

Nora Malaj: Vetëvrasja e Bedrie Lokës, britma me e madhe që na tregoi se në çfarë bataku disa qenie njerëzore po rriten

41-vjeçarja Bedria Loka, nënë e katër fëmijëve i dha fund jetës së saj dy ditë më parë duke pirë fostoksinë.

Rasti ka tronditur opinion publik dhe shkak për këtë veprim që 41-vjeçarja ndërmori duket se është bërë denigrimi i figurës së saj në rrjetin social TikTok.

Ndër të tjerë për ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe ish-ministrja Nora Malaj, e cila shprehet se kur fjala vret tregon që shoqëria është në grahmat e fundit të saj.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Malaj shkruan se Bedria Loka është dëshmia më e gjallë e dhimbjes që po përjeton sot qenia njerëzore që është e pambrojtur përballë dhunës virale që bëhet në TikTok e në rrjetet sociale .

“Vetëvrasja e kësaj gruaje është britma më e madhe që ajo na tregoi se në çfarë bataku disa qenie njerëzore po rriten dhe po denigrojnë njerëzit që janë qenie më të pafajshme!”, shkruan më tej Malaj duke i bërë apel të gjithë njerëzve, por edhe presidentit, parlamentit, qeverisë, shoqërisë civile, medias që të mbrojnë njeriun nga armiku i dukshëm dhe ai qe fshihet pas tastierës dhe vret me gjuhen e gishtat e tij vrastarë.

Përveç denigrimit në TikTok, një pistë tjetër po hetohet nga policia. Bashkëshorti i Bedrie Loka, është arrestuar sot dhe nga hetimet e thelluara rezulton se Xhemal Loka ushtronte dhunë ndaj 41-vjeçares dhe madje e kishte kërcënuar se do ta vriste me thikë në prani të fëmijëve. 

Profili fals dhe vdekja si akti i fundit i trishtimit !

(4 Janar dhe vetëvrasja e një zonje 41- vjeçare )

Nuk kanë kaluar shume dite nga ardhja e Vitit te Ri dhe neper rreshta lexon që një grua vetëvritet !

Me pas lexon :

“ Kjo është k**** e fabrikës’/ Dalin FOTOT, si shantazhohej 41-vjeçarja në TikTok.

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ka shokuar qytetin e Durrësit. 41-vjeçarja nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Media ka siguruar një prej fotove që shpërndaheshin në TikTok, ku komentoheshin në mënyrë vulgare fotot e saj normale.

"Kjo është k**** e fabrikës'/ Dalin FOTOT, si

“Kjo është k**** e fabrikës së Sukthit k******* e Sukthit kjo q**** me lekë,“-shkruhej në foto.”

Një grua, një nenë, një bashkëshorte, një bijë , një qytetare e këtij vendi, një si ne, që kishte ndërtuar jetën me shumë sakrifica, që sipas medias, bashkëshortin dhe njërin nga djemtë e kishte në kurbet, punonte ne fasoneri dhe mundohej të mbante një familje me sakrifica, papritur behet pre e TikTokut me një adrese false.

Ne fillim frikësohet, lëndohet dhe ndjen që çdo fjalë dhe fyerje qe i behet i krijon një gjendje ankthi, makthi, frike dhe me pas fillon bullizimi dhe ajo gjendet ne tmerrin e fyerjes !

Tashmë ndjehet që këta non nome ( pa emër) e kanë vënë ne cepin e ringut dhe e godasin fort , pa mëshirë, duke përdorur fjalën dhe tastierën, me fyerje pa fund. Te gjithë janë fshehur e shohin ketë ç’nderin absurd, ne grup, që shfrymë makthin e tyre si korri i brejtësve dhe e gërvishtin, e çjerrin, e mundohen ta poshtërojnë deri në rrenim , këtë zonje ne rrjetin e neveritshëm për mua “ Tuk- Tok” ku bëhen virale njerëz pa kulture , me nje zhargon rruge, që të skandalizojnë dhe shoqëria hesht dhe argëtohet, bëjnë thashetheme vesh më vesh e skërmisin dhembet e tyre me kënaqësinë e mazohisteve të turmës .

E gjora, e vetme, ( e ndjera në dhimbjen e madhe) guxoi të denonconte po rishtazi asnjë gjë . Atëherë depresioni e dhimbja e vunë përpara, se vulgu dhe arroganca e njerëzve te ligj nuk e kanë problem të të viktimizojnë. Ata , kënaqin egon e tyre me emër fals dhe e përdorin zonjën deri në kufirin ku depresioni e vë përpara. Ajo, nuk ka mundësi me kë të këshillohet . Ne punë ??? Nuk ka gjasa e se e ndjen që atje thashethemnaja ka marre krahë, në shtëpi … është e vetme, se bashkëshortin e ka në kurbet dhe fëmijëve nuk mund t’u tregojë këtë mynxyrë, se do t’i ruaj nga ky horror qe po përjeton.. Kujt ti drejtohet ??!! Policisë … Po pastaj … Asgjë e re pas kësaj … Ajo e ndjen që e kanë futur në grackë , po nuk i njeh armiqtë , se ata janë fshehur pas emrave të rreme, pas profileve false … Ka një brengë dhe një dhimbje përtej njerëzores, por nuk do t’ua prishi fëmijëve … Pret dhe Vitin e Ri … Pret dhe bashkëshortin që vjen nga kurbeti dhe nuk gjen më forcë të përballojë denigrimin që i ka ulur vetëvlerësimin dhe aktin e vetëvrasjes e sheh si shpëtim.

Kjo grua është sot dëshmia më e gjallë e dhimbjes që po përjeton sot qenia njerëzore që është e pambrojtur përballë dhunës virale që bëhet në Tik-Tok e në rrjetet sociale .

Sot nuk humbi jetën një grua (kjo nuk është çështje gjinore) po ajo e bekuara u vetëflijua përballë kësaj shoqërie, e cila kulturën e ka ndryshuar me mos kulturën, ku me format më të ndyrat po përdor vulgaritetin si gjyq për interesa meskine, ku injorancën e ka kthyer në kryefjale të jetës dhe ku përballja dhe përbaltja është një ushqim për te shqyer e përvarur qenien njerëzore , për ta bërë tabele qitje për ata që forcën e tyre e gjejnë te shpifja, me fyerje te dhuna e frikshme qe prodhon fjala.

Kur fjala vret, tregon që shoqëria është në grahmat e fundit të saj!

Tunduni njerëz nga kjo e keqe e madhe që po prodhohet me këto profile fals, me këto perzvalje në TikTok, me këto rrjete që po marrin jetën e njerëzve peng .

Vetëvrasja e kësaj gruaje është britma me e madhe qe ajo na tregoi se në çfarë bataku disa qenie njerëzore po rriten dhe po denigrojnë njerëzit që janë qenie më te pafajshme !

Sot përtej çdo apeli duhet te mbrojmë njeriun nga armiku i dukshëm dhe ai që fshihet pas tastierës dhe vret me gjuhen e gishtat e tij vrastarë!

Sot askush qe ka një jetë mbi supe nuk duhet të heshti, por te veproje! Te gjithë!

Qe nga Presidenti, Parlamenti, Qeveria, shoqëria civile, media dhe të gjithë ata qe meritojnë të quhen njerëz dhe të ecin krahë për krahë me njerëzit!

Sot secili prej nesh mori një dhimbje së bashku me këtë grua që u flijua nga fjalët që e vranë!!!

 

 

                                                                                                                                                                       

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy