Trajtimet estetike / Dr. Artiola Jaupaj: Mos u udhëhiqni nga çmimet e lira, 16 certifikata njëditore nuk janë si 16 vjet shkollë

Trajtimet estetike / Dr. Artiola Jaupaj: Mos u udhëhiqni nga çmimet e lira, 16 certifikata njëditore nuk janë si 16 vjet shkollë

Në studion e MCN Informacion, Artjola Jaupaj, kirurge plastike, foli në lidhje me procedurat më të fundit të trajtimit të fytyrës dhe trupit. Ajo theksoi se në të gjitha rastet duhet zgjedhur mjeku i specializuar dhe jo persona që i ofrojnë këto shërbime pasi kanë bërë disa trajnime disaditore. 

 

Vajzat kërkojnë gjoksin, disa për ta zmadhuar disa për ta zvogëluar. Një protezë mund të qëndrojë edhe gjithë jetën. Por duhet ndjekur protokolli. Minimumi çdo 10 vjet duhet ndërruar, sepse trupi duke e njohur si gjë të huaj, fillon e krijon kontraksione. Unë rekomandoj që të përfundohet procesi i gjidhënies dhe më pas të bëhet.  

 

Te meshkujt, dua të ndalem te gjinekomastia. Një pjesë kanë probleme shëndetësore. 

 

Vajzat duan liposuction dhe BBL. Mbushja me filler ka limit. Mbushjet me dhjam janë trend. Unë e këshilloj sepse është qeliza jote. Në rast se një pacient dobësohet, dhjami absorbohet. 

 

Abdomenoplastika. Pas shtatzënive nuk ndodh vetëm zmadhimi i pjesës së barkut dhe varja e lëkurës. Madje edhe kur merren me sport. Trupi yt nuk është asnjëherë më si më parë. Abdomenoplasika konsiston në ngushtimin e muskujve dhe heqjen e dhjamit të tepërt dhe të lëkurës. Prerja është në vijën e mbathjeve dhe nuk duket. Faza e rekuperimit është 2 javë heqja e qepjeve dhe korseja që duhet mbajtur dy muaj. 

 

Konsulta është po aq e rëndësishme sa vetë interventi. Ndonjëherë kemi pritshmëri jorealiste. Filtrat kanë ndikimin e vet. Konsulta është shumë e rëndësishme, sepse nuk dihen efektet e anestezisë gjeneralë.

 

Trendet kanë ndryshuar, kërkohet më shumë natyralja. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy