Llabani: Ndryshime në Kodin Penal për dhunën ndaj gruas, në një vit janë kërkuar 1100 urdhra mbrojtje

Llabani: Ndryshime në Kodin Penal për dhunën ndaj gruas, në një vit janë kërkuar 1100 urdhra mbrojtje

Analistja Anduena Llabani, për 8 marsin thotë se fakti që shumë organizata dhe shoqata të grave marrin fonde dhe investohen nga qeveria apo organizata të haja nuk e bëjnë punën ose nuk duan ta bëjnë.

Duke folur për MCN Live, Llabani ngriti si shqetësim se nënvlerësohen rastet e dhunës, gjykohen ato, por nuk parandalohen.

Sipas saj, çdo gjë fillon nga shteti dhe nga qeverisja dhe se po të jemi pak më të bashkuara, mund të arrihet diçka.

Në 25 vite gazetare, kam ndjekur proces gjyqësore të dhunuesit, vrasësit të gruas dhe pse jam detyruar të raportojë, ky krim nuk ka gjetur kurrë zgjidhje përveç një dënimi.

Është amnistuar nga gjykata dhe në rastin e fundit, ky vrasës, apo i sëmurë mendor ka vazhduar normalisht jetën e tij.

A jemi përballë dështimit të shoqërisë shqiptare, për mënyrën si veprohet në gjykata, për rolin e psikologut, Policisë së Shtetit.

Për vitin 2022 në Gjykatën e Tiranës ka patur kërkesa për 1100 urdhra mbrojtje të menjëhershme nga të cilat gjykata ka pranuar vetëm gjysmat vetëm 544 janë pranuar nga gjykata si vendime për urdhër mbrojte.

Ndërsa nga fillimi i këtij viti e deri tani që jemi në mars, janë kërkuar 183 urdhra mbrojtje dhe prej tyre janë pranuar rreth 60 të tilla.

Llabani kërkoi që të ketë ndryshime në Kodin Penal, dhe masa të tjera që parandalojnë ngjarje të dhunës apo vrasjes së grave.

Ajo shtoi se një shkak kryesor pse gruaja e dhunuar kthehet në familje, bëhen dhe shkaqet ekonomike, duke u rikthyer tek bashkëshorti dhunues.

Ndër të tjera ajo ngriti si shqetësim ndihmën e paktë sociale dhe faktin se në zonat rurale, këto ngjarje nuk denoncohen.

Sot në gjykata janë femra që kërkojnë urdhra mbrojtje por kanë pagën minimale të jetesës dhe pamundësia i detyron të kthehen te bashkëshorti. Kjo është drama!

Se vetëm gjykata përballet me një kërkesë të tillë. Por çfarë bëjnë institucionet e tjera? Sot ferma shqiptare paragjykohet prej mentalitetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy