Kryeministri britanik, Boris Johnson, kaloi të martën natën e dytë në kujdes intensiv.
Johnson, 55 vjeç, shkoi për herë të parë në Spitalin St Thomas në Londër të dielën në mbrëmje për ato që ai tha se ishin “teste rutinore”, duke thënë në mediat sociale se ishte mirë.
Por ndryshimi i dukshëm në shëndetin e liderit ka tronditur kombin, me politikanë nga partia e tij dhe opozita, që i shprehin mbështetjen, ndërkohë vendi po lufton me një shpërthim të epidemisë që ka vrarë më shumë se 5,000 njerëz.
Gjatë periudhës së tij të izolimit, Downing Street kishte thënë që simptomat e Johnson ishin të buta, ndërkohë që të dielën u tha se shtrimi në spital ishte vetëm një hap paraprak.
Zëdhënësi i Kryeministrit kishte thënë më herët të hënën se Johnson kaloi një natë të qetë në spital, por nuk komentoi pyetjet nëse Johnson ishte mbajtur me oksigjen ose jo.
Mbrëmjen e shkuar, burime nga “The Times” thanë se Johnson kishte pasur nevojë për 4 litra oksigjen, krahasuar me 15 litrat që kërkojnë pacientët në gjendje kritike.
Mbretëresha britanike, Elizabeth II, i ka dërguar mesazh familjes dhe partneres së tij, duke i uruar shërim të shpejtë.



