22 Mars, Dita Botërore e Ujit

22 Mars, Dita Botërore e Ujit

Më 22 mars shënohet Dita Botërore e Ujit, e cila u shpall me rezolutë të Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 1992.


Qëllimi i kësaj dite është të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së burimeve ujore dhe për mungesën e ujit të pijshëm në shumë vende të botës.

Dita e parë Botërore e Ujit u shënua më 22 mars 1993, me synimin për të tërhequr vëmendjen ndaj kujdesit për ujin e pijshëm dhe për të inkurajuar të gjithë që të kontribuojnë në administrimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore.

 

Çdo vit, kjo ditë i kushtohet temave të ndryshme që lidhen me ujin, si: uji për qytetet, cilësia e ujit, ujërat ndërkufitare, uji dhe kultura, etj.

Sipas vlerësimeve, deri në vitin 2025, dy të tretat e popullsisë botërore do të përballen me mungesë të ujit të pijshëm.

 

 Rreth 1.1 miliard njerëz nuk kanë qasje në ujë të sigurt për pije, ndërsa rreth 2.5 miliardë nuk kanë kushte bazë higjieno-sanitare.

 

Parashikimet e Kombeve të Bashkuara janë shqetësuese: burimet ujore pritet të zvogëlohen vazhdimisht për shkak të rritjes së popullsisë, ndotjes dhe ndryshimeve klimatike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy