“Shkolla, qendër komunitare”/ Rama: Programi i lëvizjes sportive nga viti i ardhshëm

“Shkolla, qendër komunitare”/ Rama: Programi i lëvizjes sportive nga viti i ardhshëm

Në kuadër të nismës “Shkolla Qendër Komunitare”, nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme po ndjekin pasionet e tyre pas mësimit, ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama.

Rama publikoi sot pamje nga momentet që këta nxënës kalojnë në shkolla në sporte të ndryshme.

“Mirëmëngjes dhe me energjinë e këtyre të rinjve, që ndjekin pasionet e tyre pas mësimit, pjesë e nismës “Shkolla Qendër Komunitare”, ndërkohë që përgatitemi për programin e lëvizjes sportive shkollore, që do të nisë nga viti i ardhshëm, ju uroj një ditë të mbarë”, theksoi Rama.

Nisma e MASH për zhvillimin e shkollave si qendër komunitare, ka në fokus veprimtaritë e shkollës nga më të ndryshmet: veprimtari për përforcim të të nxënit (konsultimet), veprimtari për pasurimin e zhvillimit akademik (kurse/klube), veprimtari për zhvillimin artistik, kulturor dhe sportiv, veprimtari për angazhimin dhe mbështetjen e familjes, veprimtari për angazhimin e komunitetit, seanca trajnimi për stafin, për përfaqësues të komunitetit etj.)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy