2 humbje jete dhe 18 raste të reja nga Covid në 24 orët e fundit

2 humbje jete dhe 18 raste të reja nga Covid në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën dy të moshuar si pasojë e Covid-19. Ndërkohë nga 166 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.

Konkretisht në 24 orët e fundit, janë kryer 166 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto bashki: 9 në Tiranë, 3 në Lushnje, nga 2 qytetarë në Mallakastër, Vlorë, nga 1 qytetarë në Pukë, Delvinë.

Ndërsa dy persona, një qytetarë nga Korça 84 vjeç dhe një qytetarë nga Tirana 87 vjeç kanë humbur jetën nga Covid duke mos e fituar dot bete4jwn me virusin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë, ndërsa janë 865 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Janë shëruar 90 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,001 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy