Maskat Ffp2 dhe Ffp3 dhe ato kirurgjikale janë më të efektshmet në mbajtjen e pikave të pështymës të lëshuara me anë të frymës, të ndjekura nga polipropileni dhe maskat e pëlhurës, sipas fizikanëve në Universitetin e Dukes.
Studiuesit eksperimentuan në laboratorët e tyre 14 lloje maskash për hundën dhe gojën duke përdorur rrezet lazer dhe një smartfon dhe rezultatet e studimit i botuan në revistën ”Science Advances”.
‘Nuk është e vërtetë që veshja e çfarëdo lloj maske është më e mirë se një tjetër, pasi disa prej tyre mund të shkaktojnë më shumë probleme sesa ndihmë”, shpjegon studiuesi Martin Fischer.
Studiuesit e verifikuan këtë falë një eksperimenti lehtësisht të përsëritshëm: ata i kërkuan një vullnetari të vishte njërën nga 14 maskat në fjalë dhe më pas të shqiptonte shprehjen ”rrini të shëndetshëm”, brenda një kutie kartoni të hapur nga njëra anë. Pika e emetuar e pështymës u ndriçua më pas me një rreze të hollë të lazerit, ndërsa skena u filmua nga një smartfon.
Lloje të tjera të maskave (të tilla si ato prej pambuku, madje edhe ato të thurura) tregojnë gjithashtu një aftësi të caktuar për të mbajtur stërkalat e pështymës.



