Pavarësisht temperaturave të larta, efektivët e policisë do të jenë në terren me orë shtesë për të rehabilituar trafikun që në këto ditë është edhe më i ngarkuar edhe për shkak të turistëve.

Ata e shohin si të vështirë punën në këtë periudhë, por sipas tyre duhet që t’i binden urdhrave për shkak të nevojës për të qëndruar në punë.



