Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu të hënën në darkë ka njoftuar se tetë persona janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Në total, deri tani, janë shëruar 52 persona.
Ndërkaq në Shqipëri nga koronavirusi janë prekur 223 persona, nga të cilët 12 kanë ndërruar jetë.
Viktima e fundit ishte një 82-vjeçare nga Tirana. E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, por në dy ditët e fundit gjendja e saj u rëndua së tepërmi.



