Presidenti Emmanuel Macron të hënën pritet të njoftojë qytetarët francezë se bllokimi i vendit si një masë paraprake për të luftuar përhapjen e koronavirusit në vend, do të vazhdojë të paktën edhe për disa javë të tjera.
Macron do të njoftojë zgjatjen e masave të izolimit në Francë deri në 10 maj.
Sipas AFP, duke iu referuar burimeve pranë Presidentit, lajmi do të njoftohet mbrëmjen e sotme nga vetë kreu i shtetit francez.
Ai do të mbajë fjalimin e tij të tretë solemn për kombin që nga fillimi i krizës së Covid-19 dhe gjithashtu duhet të tregojë edhe mënyrën sesi do të startojë ekonomia pas mesit të muajit maj.
Ky fjalim do të vijë pas të dhënave të para për një lehtësim të krizës në Francë dhe se bllokimi i vendit po fillon të japë efektet e duhura.
Franca të dielën raportoi 315 viktima si pasojë e Covid-19, krahasuar me 345 të një dite më parë.
Deri tani në Francë numërohen rreth 133 672 raste të identifikuar pozitiv me COVID-19 kurse numri i vdekjeve nga infeksioni është 14 412.



