
“Korrektesa në orare vjedh kohën”, shkruante dikur Oscar Wilde. Por studime të ndryshme kanë nxjerrë në pah anët pozitive të atyre që vonesën tiparin që i karakterizon. Kjo është për shkak se, në shumë raste, ata që janë vonë nuk e kuptojnë kohën që kalon, sepse janë shumë të zënë me atë që po bëjnë. Ata e marrin jetën më me qetësi dhe janë optimistë se do të jenë në gjendje të bëjnë gjithçka që kanë në plan, sjellje që u bën të mundur të kenë shëndet më të mirë, siç sugjeron hulumtimi i kryer nga Shkolla Mjekësore e Harvardit. Shpesh të vonuarit kanë një konceptim të tyrin mbi kohën, siç del nga një studim i botuar në Gazetën e Psikologjisë Sociale të Aplikuar, dhe nuk janë në gjendje të bëjnë parashikime korrekte se sa kohë do t’u duhet për të përfunduar diçka ose për të shkuar në një vend. Prandaj, ata janë njerëz më pak të stresuar: një faktor që u bën të mundur të jetojnë më gjatë, siç nxjerr në pah një studim i Shoqatës Amerikane të Psikologjisë dhe të jenë më të suksesshëm, duke pasur parasysh se ata e marrin me aq shumë pasion atë që po bëjnë, saqë harrojnë kohën që kalon.
Emra të njohur si Steve Jobs, Oprah Winfrey, Warren Buffett dhe Jeff Bezos kanë theksuar gjithnjë se pasioni për punën e tyre është sekreti i suksesit. Por, sigurisht, këto nuk janë konsiderata i kalojnë nëpër mendje atij që është në pritje të të një vonuari kronik.
"Koha perceptohet në mënyrë subjektive. Ka nga ata që i japin shumë vlerë kohës, sepse janë të përpiktë dhe ka nga ata që u japin rëndësi emocioneve dhe asaj që po përjetojnë, - shpjegon ekspertja Barbara Grassi. - Në parim ka një ndryshim vizioni mes Perëndimit dhe Lindjes. Në Perëndim, koha perceptohet në mënyrë lineare, në progresion të vazhdueshëm, ne përqendrohemi në cilësinë e jetës, të vetë njerëzve. Pas kësaj ka një nevojë pothuajse obsesive për të organizuar, për të kontrolluar të ardhmen dhe kohën vetë. Në Lindje, koncepti i kohës është rrethor, sepse ajo është shënuar nga ngjarjet që ndjekin njëra-tjetrën në mënyrë ciklike dhe i jepet rëndësi periudhës së gjatë dhe harmonisë së vetë momentit. Avantazhi është që çdo çast të bëhet unik dhe i papërsëritshëm për t'u shijuar".



