Shoqata e Blegtorëve protestoi dje para Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të zhgënjyer jo vetëm nga mosmbajtja e premtimeve dhe marrëveshjeve të arritura, por edhe nga një vendim që, sipas tyre, i rëndon më tej kostot, heqja e naftës falas.
Indrit Reka nga shoqata e blegtorëve deklaroi për “MCN Informacion” se në takimin me ministrin e Bujqësisë dhe atë të Financave kërkuan rritjen e subvencioneve.
U pritëm nga Ministri i Bujqësisë dhe Financave. Lidhur me subvencionet, kërkuam që brenda këtij buxheti të realizohet të paktën 15 mijë lekë dhe pa krerë, pa limit. Se nëse ke mbi 50 krerë nuk përfiton vlerën e plotë, por gjysmën.
Kërkuam të hiqet kufizimi dhe vetë rritja e subvencionimit. Thanë se në shtator do rishikohet mundësia e rishikimit të tij. Një pikë tjetër është rivendosja e taksës 10% për vajin e palmës.
Zbritja e akcizës nuk ndikon në sektorin e bujqësisë. Nga ana tjetër skema e naftës nuk shkonte atje ku punohet toka.



