Kryetari i shoqatës turistike “Arta”, Dionis Sota, mbështet protestën e biznesmenëve në Vlorë kundër vendimit për lirimin e hapësirave publike.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai tha se hapësira publike është marrë në formën e lejeve të shfrytëzueshme.
Sota deklaroi se në rast prishje dëmi ekonomik është jashtëzakonisht i madh, duke propozuar që ky dëm të përkthehet në taksat që do paguhen nga bizneset përgjatë viteve.
Ai shtoi se shteti mund të ndërhyjë për një projekt madhor, por nënvizoi se gjëja e parë që paguhet, është dëmi ekonomik.
Biznesi ka qenë, është dhe do jetë aty ku ka investuar gjakun dhe mundin e vetë, për sa kohë krijohen kushtet për biznes. Bizneset në Lungomare, bulevard dhe qendrën historike, kanë investuar me anë të disa lejeve, me të cilat është abuzuar pak në opinionin publik. Është sipërfaqe e shfrytëzueshme e bizneseve për të cilat paguhet bashkia me taksë vjetore për hapësirën në dispozicion.
Lungomarja është e ndarë në dy trotuare, një pjesë shëtitorja e turistëve dhe pjesa tjetër për tu shfrytëzuar nga bizneset dhe për tu vjelë një taksë për arkën e bashkisë. Janë bërë shtesa fikse nën hijen e ballkonit të pallateve, janë marrë lejet sipas legjislacionit.
Hapësira publike është marrë në formën e lejeve të shfrytëzueshme. Për pergolatën 20 metra, është shpenzuar 22 milionë lekë të vjetra, një shumë e konsiderueshme. Janë investuar diku te 10 miliardë lekë të vjetra në pjesën e Lungomares nga këto biznese, duke marrë leje dhe paguar taksa. Imagjinoni të prishet gjithë kjo sipërfaqe, imagjino dhje pasojën që gjysma e stafeve dalin jashtë pune.
Dëmi ekonomik është jashtëzakonisht i madh. Dëmi që po i bëhet bizneseve në Vlorë, le ta përkthejë në taksat që do paguhet përgjatë viteve. Në asnjë vend të botës, nuk është parë që biznesi të goditet në këtë formë.
Ne kemi kërkuar takim me kryetaren e re të bashkisë, për tu konsultuar për këto problematika. Se kjo prishja dhe rindërtimi ka një afat të caktuar, se nxjerr jashtë pune punonjësit dhe biznesi do jetë për një periudhë kohe i mbyllur.
Gjithë Lungomarrja do kthehet në kantier ndërtimi dhe kush do i paguajë këto humbje. Shteti mund të ndërhyjë për një projekt madhor, por gjëja e parë që paguhet, është dëmi ekonomik.



