Presidenti Donald Trump ka zbuluar se SHBA ka një armë të re bërthamore, të cilën askush se ka parë më parë.
Këtë informacion Trump e dha gjatë intervistës së dhënë për gazetarin Bob Woodward për librin e tij të ri “Rage”.
“Unë ndërtova një sistem të armëve bërthamore që askush nuk e ka pasur kurrë më parë në këtë vend. Ne kemi krijuar gjëra që nuk i keni parë ose dëgjuar kurrë. Kemi shumë gjëra që Putin dhe Xi nuk i kanë dëgjuar kurrë më parë. Nuk i ka askush…ajo që kemi është e pabesueshme”, tha Trump.
Sipas asaj që shkruan Washington Post, Woodward është përpjekur të investigojë çështjen dhe ka mësuar nga disa burime të ushtrisë, se është e vërtetë që ushtria amerikane ka në dispozicion një sistem krejt të ri, të fshehtë, të armëve bërthamore.
Gazetari ka treguar se burimet që ai intervistoi ishin gjithashtu mjaft të befasuar nga fakti se Trump foli për të publikisht.
Revista Task&Purpose është munduar të hetojë çështjen më konkretisht.
Hipoteza më e pranuar nga të gjithë tani për tani është se Trump i referohet W76-2, një armë e lëshuar në shkurt të 2018-ës, e cila është me “kosto të ulët” në arsenalin bërthamor të SHBA-së dhe që ka një rendiment më të ulët shpërthyes se sa bombat automike të hedhura në Hiroshima dhe Nagasaki.
Referuar asaj që u publika në Washington Post, Trump i zbuloi këto të dhëna në një nga 18 intervistat që Presidenti i dha Bob Woodward, i cili është një nga emrat më të vlerësuar të gazetarisë amerikane, i njohur për faktin që zbuloi skandalin e Watergate, së bashku me kolegun e tij Carl Bernstein.



