
Nelia Kabetaj, çiklistja e re shqiptare që jeton dhe garon në Itali, është kthyer në një emër premtues të këtij sporti.
Në një intervistë për emisionin “Zgjohu me MCN”, në kuadër të Ditës Botërore të Çiklizmit, ajo rrëfeu historinë e saj dhe dashurinë për biçikletën, që nisi që në fëmijëri.
E kam nisur me biçikletën që kur isha 8 vjeç. Fillimisht, thjesht ndiqja babin tim që pedalonte për qejf.
Por me kalimin e kohës, çiklizmi u bë pjesë e imja. Garat e para i kam bërë pa shumë rëndësi, por gjithçka ndryshoi kur fitova vendin e parë në një garë rajonale në Toskanë. Ishte një kampionat i vogël, por për mua kishte një vlerë të madhe.
Gjatë rrugës, si çdo sportiste jam përballur me vështirësi dhe rrëzime, por kurrë nuk kam menduar të dorëzohet.
Çdo herë që rrëzohesha, e shihja si një sinjal për të njohur limitet e mia dhe për të vazhduar më e fortë.Çiklizmi më mësoi që kur bie, nuk do të thotë se është fundi, përkundrazi, aty nis rritja.
Babai i Nelias, i cili dikur e kishte çiklizmin si hobi, ishte frymëzimi i parë i saj.
E nisi si një lojë për ta larguar vajzën nga pajisjet teknologjike dhe për ta angazhuar në diçka të shëndetshme. Por kur pashë që po korrte sukses, ishte një ndjesi e veçantë për mua si prind.
Nelia trajnohet në terrene të vështira, përballon male, dishezë dhe distanca të gjata. Ajo është dëmtuar disa herë, por e gjitha kjo është pjesë e rrugëtimit të saj.
Biçikleta është ekuilibër. Ashtu si jeta, duhet të lëvizësh, të pedalosh, përndryshe bie.
Aktualisht, Nelia është duke u përgatitur për një tjetër garë prej mbi 100 kilometrash në Itali, ndërkohë që pritet të marrë pjesë edhe në kampionatin kombëtar të Shqipërisë.



