Në Ditën Botërore të Pneumonisë, Instituti i Shëndetit Publik nuk ofroi të dhëna të përditësuara mbi numrin e shqiptarëve të prekur nga kjo sëmundje, ndërsa në botë vdesin çdo vit 2.5 milionë njerëz.
Mjekët bëjnë apel që qytetarët të mos i nënvlerësojnë simptomat dhe të mos i ngatërrojnë me ato të gripit, teksa thonë se vaksinat janë parandaluese.
