Xhevahir Lleshi nga shtëpia botuese “Uegen” tha në “Mcn Informacion” se libri ka vdekur dhe ka ardhur koha që botuesit të ngushëllohen, ndonëse thotë se i vjen keq të bëjë këtë konstatim. Duke folur për Panairin e Librit, Lleshi e konsideroi një rrëmujë të bukur, një organizim në pajtim me rregullat e shoqërisë së spektaklit.
“Paniri i sivjetëm ishte një rrëmujë e bukur. Kishte një organizim interesant, në pajtim me të gjitha rregullat që kërkon shoqëria e spektaklit. Libri është kthyer në një bezdi për shumicën e njerëzve. Ka shumë njerëz që e duan librin, por që kanë edhe turp ta thonë. Ka ardhur koha që botuesit duhen ngushëlluar se libri ka vdekur. Mua më vjen keq, me vjen kaq keq sa nuk e merrni dot me mend. Kush interesohet për librin? Kush do ta marri librin? Bibliotekat që mungojnë? Gjeni një vend ju që mos ketë biblioteka shteti?! Ne s’kemi 30 biblioteka”.



