Shoqata e të Verbërve, letër të hapur për Koçiun: Shërbimet janë kaluar tek organizata të caktuara, riktheni financimin e drejtpërdrejtë

Shoqata e të Verbërve, letër të hapur për Koçiun: Shërbimet janë kaluar tek organizata të caktuara, riktheni financimin e drejtpërdrejtë

Këshilli Kombëtar i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për diskriminim institucional dhe braktisje të plotë të personave të verbër në vend.

Përmes një letre të hapur drejtuar ministres Albana Koçiu dhe zëvendësministres Denada Seferi, shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe rikthim të financimit të drejtpërdrejtë nga Buxheti i Shtetit për shërbimet e posaçme.

Në letrën e hartuar nga Këshilli Kombëtar, theksohet se “personat e verbër në Shqipëri janë të braktisur nga institucionet shtetërore” dhe se prej vitesh janë eliminuar të gjitha shërbimet specifike që më parë funksiononin.

 “Qeveria ka mohuar të drejtat e garantuara me ligj dhe ka lënë pa financim shërbimet jetike për të verbrit. Sot, në asnjë qark të vendit nuk ofrohet asnjë shërbim i specializuar për këtë kategori”, thuhet në reagim.

Shoqata nënvizon se kjo situatë përbën një shkelje të hapur të Kushtetutës dhe ligjeve përkatëse që rregullojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

“Përmes një strukture klienteliste, shteti i ka kaluar shërbimet tek organizata të caktuara, ndërsa ne, si përfaqësues ligjorë të të verbërve, jemi përjashtuar plotësisht nga vendimmarrja dhe financimi”, vijon më tej letra.

Një ndër çështjet kryesore që ngrihet është pamundësia e Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve (QKRV) për të funksionuar përmes Fondit Social. Sipas shoqatës, ky fond nuk garanton qëndrueshmëri financiare dhe është i varur nga vullneti i bashkive, të cilat nuk kanë kapacitet për të ofruar shërbime të specializuara.

Shoqata kërkon që financimi i shërbimeve për të verbrit të rikthehet menjëherë në buxhetin e shtetit, duke zbatuar aktet ekzistuese ligjore.

Këshilli Kombëtar paralajmëron se do të ndërmerren forma të ndryshme rezistence,  protesta, denoncime publike dhe padi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy