Kina: Maska dhe firma të falsifikuara

Kina: Maska dhe firma të falsifikuara

Kur pandemia filloi të përhapej në të gjithë botën, shumë administrata u gjendën të papërgatitura për sasinë e nevojshme të maskave. Dhe kur nevoja për sasi të mëdha papritmas u bë e qartë, nuk kishte asgjë në dispozicion.

Rruga ishte e hapur për prodhuesit për të fituar kontrata kudo, të sigurt se situata emergjente do t’i bënte autoritetet blerëse më pak vigjilente.

Siç tregon dhe raporti hetimor, një pjesë e maskave që u tregtuan ishin të papërshtatshme për importuesit në Europë dhe gjetkë. Megjithatë, jo të gjitha maskat kineze që dolën në treg ishin të rreme.

Marka Henan Yubei ishte një nga markat nën cilësinë e kërkuar. Për shembull, maska FFP-1, e cila duhej të përdorej vetëm nga stafi i spitalit, ofroi një mbrojtje prej 67% të filtrit, ndërsa minimumi ligjor në Evropë është 80%.

Maska të tjera u kontrolluar për të vërtetuar falsitetin. Në një rast, paketimet mbanin logon e miratimit të BE-së, e cila thjesht ishte kopjuar.

Raporti zbulon gjithashtu se ministria federale e ekonomisë në Belgjikë dërgoi jo më pak se 16 paralajmërime në lidhje me maskat ​​kineze që paraqisnin një rrezik të mundshëm shëndetësor për sistemin evropian paralajmërues RAPEX.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy