
Punimet e aksit Kardhiq-Delvinë po shkojnë drejt përfundimit, duke lehtësuar aksesin për në qytetin bregdetar të Sarandës.
Një fakt i tillë bëhet i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili ndan edhe fotografi nga punimet.
Drejt përfundimit punimet në segmentin Shijan-Ura e Gajdarit, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, një ndërhyrje e cila do ta sjellë këtë rrugë në parametrat e duhur duke lehtësuar aksesin drejt Sarandës.



