Rinisin protestat e dhunshme kundër krizës ekonomike në Liban

Rinisin protestat e dhunshme kundër krizës ekonomike në Liban

Protesta të dhunshme kundër krizës ekonomike kanë shpërthyer në Tripoli duke u përhapur të martën edhe në qytete të tjera libaneze, ndërsa djegia e bankave dhe dhuna vijuan për dy netë me radhë.

Të paktën një i ri ka mbetur i vrarë nga trazirat, ndërsa me dhjetëra janë arrestuar që prej nisjes së rebelimit qytetar fundjavën e kaluar.

Në Liban vazhdojnë protestat qytetare kundër krizës disamujore ekonomike, e përshkallëzuar së fundmi edhe nga izolimi i vendit si pasojë e pandemisë.

Vendi po përjeton një inflacion të lartë dhe papunësi të madhe, duke shënuar një krizë të thellë ekonomike.

Protestuesit të martën në Tripoli i vunë zjarrin bankave, thyen xhamat dhe shkatërruan fasadat e tyre, duke detyruar ushtrinë të qëllojë me plumba gome dhe gaz lotsjellës.

Ata ishin grumbulluar në një shesh kryesor të qytetit, ndërsa shumë protestues hodhën gurë dhe sende të tjera të forta drejt forcave të sigurisë.

"Kjo që shohim sot është vetëm fillimi," shprehet një protestues, teksa shton se politika duhet tani të përballet me vuajtjet dhe pakënaqësitë që do i vijnë nga rruga.

Protestat në Liban shpërthyen tetorin e kaluar, kur qindra mijëra njerëz demonstruan kundër elitës udhëheqëse dhe se si korrupsioni po e gjunjëzonte ekonominë e vendit.

Që atëherë monedha kombëtare është zhvlerësuar më tej, 1 dollar shkëmbehet me 4,200 sterlina libaneze, inflacioni dhe papunësia janë rritur, ndërsa bankat kanë pezulluar tërheqjen e depozitave, duke i vënë si rezultat në objektivin e dhunës qytetare.

Ambasada amerikane në Liban i ka justifikuar protestat në vend, por ka apeluar për ndaljen e dhunës dhe cënimin e pronave private e publike.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy