"Nuk më dhanë terapinë, e mora vesh në Itali", Ina Kasimati paralajmëroi situatën në Spitalin Onkologjik

"Nuk më dhanë terapinë, e mora vesh në Itali", Ina Kasimati paralajmëroi situatën në Spitalin Onkologjik

Mësuesja Ina Kasimati, ndërroi jetë më 23 mars të këtij viti pas shumë viteve betejë me kancerin e gjirit.

Disa ditë përpara se të ndërronte jetë aktivistja publikoi një letër ku tregonte gjendjen e Spitalin Onkologjik dhe kushtet e vështira me të cilat është përballur, nga mungesa e medikamenteve dhe deri tek shërbimi.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Më vjen keq ta them , po në Shqipëri jemi qindra vite larg nga mjekësia që duam.

Unë kur u diagnostikova me kancer gjiri para 4 vitesh , operacionin e bëra tek spitali onkologjik në QSUT. Jam operuar (unë dhe shumë pacientë) në një krevat me tre këmbë dhe mu hoqën të gjitha limfonodulat pasi kështu ishte aparatura.

Më pas shefja e terapisë, Dr. Dhurata nuk më dha terapinë sipas protokollit dhe vetëm kur shkova në Itali për vizitë, e mësova këtë gjë. Kur u ktheva dhe ja thash Dr. Dhuratës, ajo më tregoi listën e pacientëve që prisnin prej disa muajsh të merrnin Zoladexin. I shkruajta atëherë Drejtorit të përgjithshëm Z. Joti. Asnjë përgjigje.

I shkruajta Ministres, znj.Manastirliu. Asnjë përgjigje. Pastaj një shoqe më sugjeroi ti shkruaja Kryeministrit. Mu duk absurde, por e bëra. Dhe për gjysmë ore drejtori i spitalit më shkruajti një sms ( të lante gojën) Znj. Kasimati , ju e keni marr ilaçin në farmacinë e spitalit ….( qesharake) E kundërshtova dhe i shkruajta që nuk e kam marr ilaçin dhe as që nuk e dija ku ishte farmacia e spitalit.Pas disa ditësh më telefonuan dhe u futa në listë për ilaçin. Pas tre vitesh (d.m.th. vitin e kaluar) kur mu përsërit sëmundja dhe u bë publike thirrja për të më ndihmuar financiarisht të ikja jashtë dhe qindra shqiptarë filluan të më mbështesnin , më morri në telefon ministrja znj. Manastirliu dhe më pyeti për shëndetin.

I thash dua të iki në një spital jashtë , pasi spitali onkologjik për mua ishte kthyer në një tmerr që tek dera e hyrjes ku të shtynte polici dhe koordinatori dhe në dhomën e vogël e onkologes, që shkoja çdo tre muaj dhe për ironi pas Covidit ishin dy mjekë, që thjesht mbushnin kartelën dhe ikje bëje terapinë. Asnjë krevat në dhomë, as stetoskop, as privatësi të komunikoje me doktorin , tek dera prisje në këmbë në radhë … , Nuk e di nëse keni shkuar në spitalin onkologjik , në katin e parë ku janë vendosur foto nga Shqipëria turistike me një diçiturë në anglisht të një firme Farmaceutike ; Bëje tani , atë që pacienti ka nevojë më pas”

Aty ishte edhe një fotografi nga një kishë në Voskopojë ku në oborr ishte një varr….Kur e kam parë jam tmerruar .I bëra foto .Ja dërgova drejtorit, e postova edhe në faqen time në FB dhe më pas u hoq …

Para se të nisesha në Francë , falë mbështetjes të shqiptarëve , dhe jo të shtetit , unë prisja përgjigjen e biopsisë , por nuk e morra pasi në spital mungonin kitet ….Ndërkohë në ato koridore spitali kam takuar familjarë të pacientëve aty , të shqetësuar për mungesë të ilaçeve, kimioterapisë…Për të mos folur për skanerin që ngelet si një gjë e rrallë që të bëhet dhe jo si një procedurë rutinë për të të ndjekur në ecurinë e trajtimit mjekësor , apo analizat , ilaçet ….Një pacient që derdh sigurimet shëndetësore nuk ka pse ti shkruajë drejtorit, ministrit, kryeministrit….Është turp! Në cilin vend të Europës ndodh kjo ? Shërbimi shëndetësor duhet të jetë një normalitet nëse trajtohesh/ operohesh në spitalin publik dhe nëse nuk bëhet aty , skena e sigurimeve shëndetësore e merr përsipër mbështetjen e pagesës për pacientin. …Pse pasi bëhesh publik dhe kërkon ndihmë, ministrja të merr në telefon dhe ” lan moralin* që shteti e dha ndihmën…Jam kurioze të dijë në rastin e aktorit Fuga çfarë mbështetje i ka dhënë shteti , kur ai është një pagues i sigurimit shëndetësor? Po Pr. Petrela çfarë ka bërë konkretisht kur ai është doktor në spitalin publik dhe neurokirurgu më i mirë ?

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy