Rindërtimi në Lezhë/ Bashkia: Më 18 nëntor zgjidhen përfituesit e apartamenteve

Rindërtimi në Lezhë/ Bashkia: Më 18 nëntor zgjidhen përfituesit e apartamenteve

Bashkia e Lezhës njofton se më datë 18 nëntor, do të hidhet shorti i parë ku do të zgjidhen qytetarët që përfitojnë apartament banimi në oobjektet e reja të rindërtuara për familjet e prekur nga tërmeti. Në një njoftim për media, bashkia bën të ditur se përfituesit do të përzgjidhen në mënyrë rastësore.

Njoftimi i Bashkisë Lezhë:

Hedhjen e shortit publik, për përfituesit, me qëllim akomodimin në njësite e banimit në objektët e reja të rindertuara në Lagjen “Besélidhja”, rruga “Lissus”, në datën 18.11.2021, ora 10:00, në ambientet e Salles së Këshillit te Bashkisë Lezhë, Pallati i Kultures, Kati i Dyte, Sheshi “Gjergj Kastrioti”.

Shorti konsiston në përzgjedhjen rastësore nga ana e përfituesve të miratuar me Vendim të Keshillit Bashkiak sipas llojit të banesës përkatëse takuese.

Ky njoftim bashkë me listen e përfituesve të miratua me Vendim të Këshillit Bashkiak do të publikohet në ambjentet e Bashkisë Lezhë, faqen zytare të Bashkisë (linku me poshte)dhe mediat audiovizive.

Perfituesit do të njoftohen edhe individualisht nga Bashkia Lezhë për datën dhe oren e zhvillimit te shorteut për secilin subjekt të renditur në listën përfituese.

Bashkelidhur kêtij njofimi lista e përfituesve të përcaktuar sipas Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 152, datë 28.10.2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy