Vaksina e gripit/ Manastirliu: Dozat jo vetëm për fëmijët, por edhe për grupet e rrezikuara

Vaksina e gripit/ Manastirliu: Dozat jo vetëm për fëmijët, por edhe për grupet e rrezikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në njërën nga qendrat shëndetësore në Tiranë, u shpreh se programi i vaksinimit është përmbushur në mënyrë shembullore për të garantuar shëndetin e fëmijëve.

Ministrja ka njoftuar se institucioni që ajo drejton po bëhet gati edhe për vaksinën e gripit, dozat e së cilës do të sigurojnë jo vetëm shëndetin e fëmijëve por edhe të grupeve të rrezikuara.

“Në qendrën shëndetësore nr. 3 në Tiranë, ku programi i vaksinimit është përmbushur në mënyrë shembullore, për të garantuar shëndetin e fëmijëve. Po bëhemi gati edhe për vaksinën e gripit, dozat e së cilës i kemi siguruar disa herë më shumë vjet, për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve por edhe të gjithë grupeve të rrezikuara, duke filluar nga personeli mjekësor. Vaksinat veprojnë, ndiq kalendarin e vaksinimit’’, thotë ndër të tjera Manastirliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy