“Aeroporti i Vlorës”/ Vorpsi: Vendimi i Gjykatës së Lartë s’është proporcional, dëme në një zonë të mbrojtur (VIDEO)

“Aeroporti i Vlorës”/ Vorpsi: Vendimi i Gjykatës së Lartë s’është proporcional, dëme në një zonë të mbrojtur (VIDEO)

Ambientalisti Zydjon Vorpsi, për refuzimin nga Gjykata e Lartë të kërkesës së bërë nga organizatat mjedisore lidhur me sigurimin e padisë për aeroportin e Vlorës, thotë se vendimi është i vonuar.

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se vendimi i Gjykatës së Lartë për ta refuzuar nuk është proporcional dhe ai që duhet, pasi po flasim për një zonë të mbrojtur

 

Kërkesa për sigurim padie është dërguar që në 2023, ndërkohë që gjykata çështjen e themelit po e kalonte sa te njëra palë te tjetra. Kërkesa për sigurim padie, pasi u depozitua nuk u trajtua deri në dhjetor 2024. Apeli në vetvete në fillim e refuzoi. Pas refuzimit të Apelit ne e çuam çështjen në Gjykatën e Lartë dhe kjo gjykatë mori një kohë të konsiderueshme për ta shqyrtuar.

 

Vendimi pasi u mor u shpall pas tre muajsh. E gjithë zvarritja e sigurimit të padisë që duhet marrë shumë shpejt, se ti do të ndalosh dëmin, nuk ishte e justifikuar. Vendimi thoshte se aty është bërë dëmi mjedisor, investimi ka ecur dhe interesi publik që vjen nga zhvillimi i infrastrukturës prevalon ndaj mbrojtjes së mjedisit, edhe pse po flasim për një zonë të mbrojtur. 

 

Kompania ka thënë që në vitin 2023 që 80% e punimeve ka përfunduar, por vazhdimisht bëheshin deklarata se aeroporti ka mbaruar, por në fakt nuk ka mbaruar. Ndërkohë që punimet vazhdojnë, vazhdojnë të dëmtohen, se ka ende pjesë në gjendje natyrore. Vendimi i Gjykatës së Lartë për ta refuzuar ka disa kohë, nuk është proporcional dhe ai që duhet, pasi po flasim për një zonë të mbrojtur. Sot që ne flasim nuk ka filluar ende gjykimi. 

 

Është zvarritur çështja prej dy vitesh dhe punimet ende vazhdojnë. Në këtë situatë Gjykata e Lartë, duhet të jepte një sigurim padie. Nuk kemi dijeni apo informacion se ka pasur ndërhyrje por deklaratat për vazhdimin e punimit të aeroportit, kundrejt konventave, Parlamentit Europian që ka kërkuar ndërprerjen e punimeve, ndërkohë Edi Rama ka kërkuar që gjatë shpalljes së Vjosës park kombëtar, që askush nga organizatat dhe palët e interesit të mos e shqetësojnë më për çështjen e aeroportit. 

 

Ne i shohim si deklarata të ashpra publike, që shtojnë presionin. Ka pasur gjithmonë sulm ndaj palëve të interesit, që kanë kërkuar ndërprerjen e punimeve. Në Gjykatën Kushtetuese është dërguar një ankesë për këtë vendim, duke përfshirë vonesën për vendimin dhe vazhdimin e punimeve. Dëmi është kumulativ, nuk ndodh vetëm në momentin e hapjes së kantierit. Ka pasur mungesë të akteve që mund të paditeshin si fillim dhe në dokumente nuk ekzistonte ende një objekt, sepse ndërtimi filloi pa pasur një leje. 

 

Strasburgu është një opsion, por duhen kaluar gjithë shkallët e gjykatave në vendin tonë dhe me këtë zvarritje që kemi dërguar një kërkesë-padi, duket sikur Strasburgu është një shpresë e largët, ndërkohë që ne kemi humbur një pjesë të madhe nga Laguna e Nartës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy