Serona Kolaveri, përfaqësuese e portalit “i sigurt.al”, analizoi në studion e MCN Informacion gjetjet e një raporti mbi sigurinë në internet. Kolaveri tha se në krahasim me një vit më parë ka një rritje të raportimeve me 66%.

Ne kemi publikuar një raport për sigurinë në internet. Gjetjet janë interesante dhe njëkohësisht ngrenë edhe alarme. Është për të ardhur keq që është rritur numri i incidenteve me 66%. Kemi marrë mbi 400 raportime.

Grupmoshat specifike që raportojnë në isigurt.al, fillojnë nga 15 deri në 19 vjeç. Krahasuar me 2023, është rritur me 12% numri i rasteve të raportuara nga grupmosha 11-12 vjeç. Duhet të jemi vigjilentë ndaj pasojave të këtij fenomeni.

Kolaveri tha se mbetet shumë i rëndësishëm komunikimi prind-fëmijë.

Ne marrim raportime edhe nga prindër. Kjo do të thotë që prindi ka një kujdes dhe ka zhvilluar një marrëdhënie me fëmijën. Mjedisi familjar është mjedisi më i rëndësishëm në trajtimin e një situate të tillë. Jo më kot, i mituri ka një moshë të përcaktuar juridikisht kur konsiderohet i rritur. Ka një arsye pse janë vendosur këta kufij. Prindi është elementi kryesor në mënyrën sesi një i rritur do të formohet.