Çipi: Rri pa problem me një gej, për sa kohë s’kalon limitin. Kam pasur pedagog që kanë tentuar

Çipi: Rri pa problem me një gej, për sa kohë s’kalon limitin. Kam pasur pedagog që kanë tentuar

Regjisori Kastriot Çipi thotë se komuniteti LGBTQI, duhen mbrojtur nga bullizimi dhe nga dhuna verbale dhe fizike.

Madje shton se nëse kategori të tilla janë diskriminuar në punë, duhet dënuar përgjegjësi.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai tha se nuk është anti-gej dhe se personalisht do e merrte në punë një person me orientim ndryshe seksuale.

Në vijim tha se vepra e parë që ka vënë në skenë, është bërë nga një autor i deklaruar gej.

Për sa kohë që dikush nuk bën avanca seksuale dhe nuk më bezdis është ok. Unë mund të rri pa problem me një gej, për sa kohë pranon limitin që nuk jam gej.

Për sa kohë nuk tenton. Kam pasur pedagog që kanë tentuar, por njeriu i mençur kur merr refuzim tërhiqet. Ç’më duhet mua!

Këta njerëz po përdoren për këtë axhendë globaliste, për prishjen e familjes. Unë i shoh si ushtarë të manipuluar nga elita globale.

Jam për demokraci, lëri prindërit të vendosin për fëmijët e tyre. Mos fut kurikula shtesë, por merr mendimin e prindërve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy