Nuk është inskenim apo fake news, por një video e postuar në rrjetin social Tik-Tok ku një vajzë e mitur flet me fjalor banal dhe aspak të përshtatshëm në krah të gjyshës së saj.
Ky nuk është i vetmi rast. Të kthyera tashmë në modë postime të këtij lloji në tik-tok ekspozojnë një tjetër anë të realitetit shqiptar, ku fëmijë e prindër shfaqen së bashku duke përdorur fjalor .
MCN bëri një vëzhgim në shkollat 9-vjeçare të kryeqytetit, ku shumë të rinjë pranojnë që kanë rrjete sociale dhe përdorin edhe Tik-Tok.
Ata pohojnë që gjuha e përdorur nga bashkëmoshatarët e tyre në shumë prej rasteve është më fjalor banal.
Ndonësë të paktë në numër, ka edhe nga ata të fëmijë që nuk përdorin rrjete sociale, të ndikuar edhe nga prindërit.
Për prindërit fëmijët duhet të kontrollen se çfarë përmbajtje shohin në rrjete sociale dhe çfarë gjuhe përdorin, ndërsa thonë se fëmijët ndikohet nga kultura e dhënë nga prindërit.
Gjuha banale e përdorur në rrjete sociale nuk është i vetmi problem. Masivisht të rinjtë përdorin një gjuhë aspak të përshtatshme në shkollë midis bashkëmoshatarëve të tyre.



