Menaxherja e Spitalit Veterinar Ornela Mebelli tregon se macet dhe qentë kanë emocionet e tyre dhe i shprehin ato.
Duke folur në emisionin “Zgjohu me MCN”, Mabelli tha se shpesh nënat e marrin qenin ose macen për fëmijët, por përfundojnë vetë të dashuruara me të.
Sipas saj, qenushët lidhen kryesisht me personat që mendojnë se i duan më pak dhe i bëjnë për vete dhe se si mërzia dhe lumturia shprehet shumë kollaj nga qenushët dhe macet.
Qentë i shprehin më shumë emocionet se lehin kryesisht, ose janë vërdallë dhe tentojnë që ta shprehin qoftë mërzinë me largim. Macet janë pak më të tërhequra.
Një person që e njeh kafshën e vetë, e kupton dhe kur është shumë i lumtur dhe shumë i mërzitur. Gjithçka ka të bëjë me rutinën.
Në momentin që qenushi shpreh se ka diçka që e shqetëson, e reflekton me tërheqje.
Qenushët që kanë një afrimitet shumë të madh me pronarin, nëse lihet brenda në shtëpi, e përjeton shumë ndarjen nga personi i zemrës.
Kur qenushi është në depresion, tregon se është më i tërhequr, nuk i pranon lojërat. Refuzon të dalë dhe preferon që të rri brenda në shtëpi.
Mund të jetë dhe sëmundje, por kjo është një shenjë e depresionit, por ndarjen e bën gjithmonë veterineri pas vizitës.
Nëse vazhdon të hajë, ndoshta jo si më parë, kjo tregon se mund të jetë aspekt psikologjik.
Ekzistojnë trajtime psikologjike, me qetësues deri sa të rikuperohet, tip antidepresivësh që ndihmon anën psikologjike, por në këtë rast kërkohet ndihma e pronarit që të shpenzojë më tepër kohë me qenushin e vetë.
Është një situatë që mund të aplikohet kollaj. Qenushët janë më emocionalë, ndërsa macet janë pak më të djallëzuara dhe të pavarura.
Për personin që ajo do ndryshon komplet mënyrën e të sjellit.
Macja ndikohet nga energjia e personit që ka pranë dhe refuzon atë person që nuk është në sintoni me të.
Ka shpesh persona që i ndryshon energjia gjatë ditës.
Kur ke vite me një kafshë, është aq i dashur dhe aq i këndshëm, sa mund të krahasohet me fëmijën, edhe pse nuk është njëlloj.
Kafsha e ndjen llastimin dhe e di mënyrën se si mund të fitojë ty.
Forma më e keqe e llastimit që kemi ne shqiptarët, siç e kemi dhe me fëmijët, është ajo e ushqimit.



