Mbërritja e vaksinave në Rinas/ Manastirliu: Pas dy javësh do vijnë edhe 100 mijë doza të tjera

Mbërritja e vaksinave në Rinas/ Manastirliu: Pas dy javësh do vijnë edhe 100 mijë doza të tjera

Ministrja Ogerta Manastirliu gjatë pritjes së dozave të tjera të vaksinimit, sot nga aeroporti i Rinasit, tha se javën që vjen do të mbërrijnë në Shqipëri edhe 100 mijë doza të tjera vaksinash kineze.

Manastirliu, tha se vonesa që u shkaktua nga protesta e kontrollorëve mund të kishte bërë që të humbisnim këto vaksinat.

“Imagjinoni çfarë do të kishte ndodhur nëse nuk do të ishte bërë kjo përpjekje madhore. Në rast se një shtet nuk është gati t’i marrë, një vend tjetër i merr. Ne arritëm që t’i merrnim dhe t’i kemi këtu. Tashmë na është shtyrë me 48 orë plani i vaksinimit sepse do kohën e vet dokumentacioni, inventari, etj. Pas dy javësh do të kemi edhe 100 mijë vaksina të tjera Sinovac. Nuk do ndalim derisa të jetë vaksinuar edhe qytetari i fundit,”- tha Manastirliu.

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka zbuluar se ditën e djeshme Këshilli i Ministrave ka dhënë autorizimin për të marrë 50 mijë doza të vaksinës ruse “Sputnik V”, të cilat do të vijnë në Shqipëri javët e ardhshme.

“Dje kemi marrë aprovimin nga Këshilli i Ministrave për të marrë 50 mijë doza të Sputnik, të cilat do të vijnë javët e ardhshme. Përpjekja e kullës për të sabotuar dështimin e sjelljes së vaksinave dështoi dhe ne do vazhdojmë me vaksinimin masiv”, tha Ahmetaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy