Punonjësit e minierës së Spaçit, protestë për të 12-tën ditë me radhë

Punonjësit e minierës së Spaçit, protestë për të 12-tën ditë me radhë

Punonjësit e nëntokës në minierën e Spaçit e kane nisur edhe këtë javë protestë. Për të 12-tën ditë me radhë, që prej orëve të para të mëngjesit, ata janë mbledhur në hyrjen kryesore të kompanisë, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Minatorët kërkojnë njohjen zyrtare të sindikatës dhe nënshkrimin e kontratës kolektive të punës, të cilat, sipas tyre, janë thelbësore për garantimin e kushteve më të mira të punës dhe të drejtave të tyre.

Nga ana tjetër, kompania turke “Tete Albania”, e cila administron minierën, nuk ka dhënë ende asnjë sinjal për dialog me përfaqësuesit e punonjësve. 

Kjo mungesë komunikimi po shton pakënaqësinë mes minatorëve, të cilët thonë se janë të vendosur të vazhdojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy