Vuhani shndërrohet në destinacionin kryesor për turistët kinezë

Vuhani shndërrohet në destinacionin kryesor për turistët kinezë

Vuhani, qyteti nga i cili nisi pandemia e koronavirusit është shndërruar në destinacionin kryesor që turistët kinezë duan të vizitojnë. E pabesueshme, por e vërtetë.

Ndërsa për pjesën më të madhe të njerëzve në botë, nëse ekziston një vend që ata duan t’i qëndrojnë larg, pasi pandemia të ketë mbaruar është kryeqyteti i Hubeit, epiqendra e virusit.

Megjithatë, turistët kinezë nuk mendojnë kështu, pasi Vuhani është për ata pikërisht qyteti ku duan të kalojnë pushimet e ardhshme.

Ky është rezultati i një studimi të ri që sapo është publikuar nga CNN dhe sipas të cilit destinacioni numër një që qytetarët kinezë duan të vizitojnë është Vuhani.

Studimi u realizua nga Akademia e Shkencave Sociale, Qendra e Kërkimit të Turizmit dhe Qendra Kërkimore për Kulturën dhe Industrinë e Turizmit.  

Rezultatet, të publikuara me 28 prill, bazohen në mbi 15 mijë intervista dhe mbi 20 milionë postime në profile të ndryshme në rrjetet sociale.

Ata mendojnë se për shkak të koronavirusit qyteti i Vuhanit e ka fituar këtë interes nga popullsia kineze.

Kështu, qyteti që deri para disa muajsh, ishte krejt i panjohur për pjesën tjetër të botës, tani është shndërruar në një nga destinacionet kyçe të turizmit vendas.

Mësohet se nga mesi i muajit janar, qyteti ishte renditur në vend të tetë dhe e gjithë krahina e Hubeit nuk ishte e renditur as në 20-tshen e parë. Por, vetëm pas disa javësh, Vuhani arriti të kalojë edhe Pekinin që mbante vendin e parë.

Hashtagu special që mund të përkthehet “Vuhani është qyteti i parë që kinezët duan të vizitojnë pas pandemisë” është shndërruar në një nga temat më trend të momentit në rrjetin social kinez Weibo, ku llogariten 25 mijë diskutime dhe 270 milionë shikime rreth kësaj teme.

Unë mendoj se arsyeja e vërtetë pse turistët kinezë duan të vizitojnë Vuhanin është dëshira për të parë me sytë e tyre një nga qytetet simbol të këtij momenti historik. Urgjenca e krijuar atje për shkak të koronavirusit ka lënë shenjë në mendjen e çdo qytetari kinez. Të gjithë ne vume re këmbënguljen dhe dëshirën e qytetarëve të Vuhanit për t’a kapërcyer këtë gjëndje të krijuar”, shkruante një përdoruese në Weibo.

Në nivel ndërkombëtar Tajlanda është destinacioni më i dëshiruar nga turistët kinezë në vitin 2020, ndjekur nga Rusia dhe Japonia. Shtetet e Bashkuara, të cilat ishin gjithmonë në krye të listës, dolën nga Top Lista pas tensioneve të krijuara mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy