Opozita në Këshillin Bashkiak të Kurbinit i bën thirrje SPAK të nisë hetimet për shkatërrimin e 10 mijë metrave katrorë me sipërfaqe pyjore pranë Kishës së Laçit. Ata thonë se pyjet janë prerë për t’i hapur rrugën ndërtimeve ndërsa e cilësojnë ngjarjen si masakër mjedisore.



