
Teksa pandemisë duket se po i vjen fundi, mjeku infeksionist Tritan Kalo thotë se politika nuk ndihmoi bluzat e bardha në luftën ndaj Covid, por përkundrazi siç ai shprehet ishin një “stërkëmbësh” pengues përgjatë përpjekjeve.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Kalo shkruan se politizimet, nuk i shërbyen përplasjes me “armikun e padukshëm”, ndërsa shprehet se koha do të jetë gjykatësi më i mirë i punës së tyre.
Kohë kovidiane…. 7.06.2021….Një intervistë e sotme me Al-Jazzeira International bazuar në Londër….Larg politizimit të punës plot Përkushtim e Profesionalizëm të qindra-mijëra Mantelbardhëve e anëtarëve të tjerë të stafit mjekësor, për t’u shërbyer të sëmurëve të prekur nga virusi i Sars-Cov2, përgjatë këtyre 18 muajve të “flamës mbarë-botërorë”, Pandemisë së Covid-19…. Politizimet e tejskajshme kudo në Botë përfshirë edhe vendin tonë, jo vetëm që nuk i shërbyen përplasjes me këtë “armik të padukshëm”, por përkundrazi ato ishin “një stërkëmbësh” pengues përgjatë përpjekjeve titanike dhe jetëriskuese të stafit mjekësor….Koha do të jetë gjykatësi më i drejtë i punës e i përpjekjeve tona…



