Brazili, vendi më i prekur nga koronavirusi në Amerikën Latine, deklaroi të premten 751 viktima brenda 24 orëve si pasojë e Covid-19.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila sqaroi për mediat se numri i përgjithshëm i viktimave në Barzil si pasojë e koronavirusit po shkon në 10 mijë.
Vendi ka regjistruar deri tani mbi 145 mijë persona të prekur me koronavirus, ndërsa ka raportuar 10 mijë e 222 të shtruar në 24 orët e fundit.
Ekspertët thonë se numri i ulët i testimeve, nënkupton se shifra reale në vend e të infektuarve ka mundësi të jetë shumë më e lartë nga sa është raportuar.
Sao Paulo, i cili ka një popullsi prej 45.9 milionë banorë, ka regjistruar mbi 41 mijë të infektuar dhe 3 mijë e 416 viktima.
Ky shtet është qendra kryesore industriale e Brazilit. Ai i mbylli shkollat dhe bizneset jo bazike me 24 mars, si dhe zgjati afatin e bllokimit deri në fund të muajit maj.
Presidenti i vendit, Jair Bolsonaro i kritikoi masat e marra, duke u shprehur se mbyllja e biznesit është duke dëmtuar në mënyrë të panevojshme ekonominë e vendit.



