Anisa Musta në MCN Informacion ka folur në rolin e prindit sa i përket rëndësisë që kanë afterschool-et për të cilat u shpreh se në vendin ku jetojmë është shumë e vështirë të kemi programe afterschool për shkak të mungesës së infrastrukturave.
Ajo tha se shkolla private të cilat ofrojnë dy vakte ushqim dhe orë relaksi kanë kosto shumë të lartë dhe kjo e bënë të vështirë për tu përballuar nga shumica e familjeve shqiptare.
Mendoj se është e rëndësishme sepse jo të gjithë prindërit kanë formimin e duhur për ti ndjekur me mësimet fëmijët e tyre dhe është e rëndësishme që të jetë një profesionist për ti ndihmuar, por mendoj se në situatën ku jemi ndonjëherë është luks të flasësh për afaterschool.
Nëse flasim për qytetet e tjera pak më të vogla se Tirana e Durrësi nuk konceptohet fare adfterscool, në vendin tonë e vështirë të kemi programe afterschool për shkak të mungesës së infrastrukturave. Ajo deri tani është një shërbim privat dhe prandaj mbetet me rëndësi që të aplikohet dhe në shkollat publike sepse ka shumë që për pamundësi ekonomike nuk i ndjekin dot.



