Karta e Studentit, firmoset marrëveshja me bashkinë e Elbasanit, Manastirliu: Shërbime me tarifa të reduktuara

Karta e Studentit, firmoset marrëveshja me bashkinë e Elbasanit, Manastirliu: Shërbime me tarifa të reduktuara

Ministria e Arsimit dhe Sportit nënshkroi marrëveshjen për kartën e studentit me bashkinë e Elbasanit.

Marrëveshja u firmos nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja.

Ministrja Manastirliu tha se jo gjithmonë jeta universitare është e lehtë dhe se jo të gjitha familjet kanë mundësi që të mbështesin 100% me të gjitha ato që një student kërkon.

Besoj fort që karta e studentit është një mundësi, e cila do të mund të garantojë që disa nga këto shërbime të merren falas, disa nga këto shërbime të merren nëpërmjet tarifave tërësisht simbolike.

Dhe ajo që do të prodhojë karta e studentit më shumë se çdo gjë është ndenja e përkatësisë.

Pra një student që vjen edhe nga jashtë bashkisë së Elbasanit, si p.sh. nga bashkia e Cërrikut apo nga bashkia e Gramshit etj., duhet ta ndjejë që ai i përket vendit ku studion.

Janë rreth 50 mijë studentë të cilët mbështeten nga qeveria shqiptare përmes tarifave të reduktuara, subvencionimin e tarifave apo bursave për studentët.

Në Universitetin e Elbasanit janë mbi 40% e studentëve që mbështeten.

Këtë vit kemi mbështetur 350 studentë me bursa sa paga minimale në të gjithë universitetet e vendit, studentë të ekselencës por edhe ata të degëve prioritare, me qëllim për t’i motivuar për t’i mbështetur që të punojnë pas përfundimit të studimeve në institucionet tona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy