Shifra të larta të të infektuarve me Covid/ Hoti paralajmëron shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Shifra të larta të të infektuarve me Covid/ Hoti paralajmëron shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme shkaku i COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur pas një takimi virtual me krerët e komunave të Kosovës.

“I njoftova kryetarët se me këtë trend të të prekurve me Covid-19, ne duhet të konsiderojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Gjithashtu Këshilli i kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës përkrah masat e reja të Qeverisë, përfshirë këtu edhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Këshilli i kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës përkrah masat e reja të Qeverisë së Kosovës, përfshirë gjendjen e jashtëzakonshme, në luftë për parandalimin e përhapjes së COVID 19 për ruajtjen e jetës së qytetarit”, ka thënë Sazan Ibrahimi prej Asociacionit të Komunave, pas mbajtjes se takimit virtual me kryeministrin Hoti.

Hoti gjithashtu ka deklaruar se Qeveria është e angazhuar në krijimin e kapaciteteve shtesë shëndetësore në QKUK, në spitalet rajonale dhe në spitalet private, pastaj për rritjen e kapaciteteve testuese dhe decentralizimin e testimeve në regjione dhe në spitale private, për angazhimin e stafit shëndetësor në nivel vendi etj.

“Do të na duhet një koordinim shumë më i ngushtë i inspektorateve për të mbikëqyrë zbatimin e masave, me mbështetje të policisë. Këshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës përkrah masat e reja të Qeverisë së Kosovës, përfshirë gjendjen e jashtëzakonshme, në luftë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 për ruajtjen e jetës së qytetarëve. Gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton paralizim të biznesit dhe institucioneve, por u jep autorizime institucioneve përkatëse të ndërmarrin masa të shpejta dhe fleksibile karshi situatës së krijuar”, ka shkruar Hoti.

Të premten në Kosovë janë konfirmuar 205 raste të reja me koronavirus. Për të tretën ditë rresht është kaluar shifra e 200 rasteve.

Të premten janë shëruar 61 pacientë, kurse kanë vdekur tre persona. Numri i të vdekurve ka shkuar në 97.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy