Berlin/ Protestuesit kundër masave anti-Covid, shpërndahen nga policia

Berlin/ Protestuesit kundër masave anti-Covid, shpërndahen nga policia

Një protestë e organizuar kundër masave anti-Covid në Berlin është ndaluar dhe shpërndarë nga policia për shkak të mosrespektimit të protokolleve të sigurisë në kohë pandemie.

Rreth 18 mijë persona ishin mbledhur poshtë Portës së Brandenburgut, të cilët kishin ardhur nga të gjitha zonat e Gjermanisë.

Mësohet se protestuesit kishin vendosur për të marshuar në shenjë proteste në kryeqytetin gjerman me qëllim demonstrimin e mosekzistencës së virusit Covid-19.

Organizatorët deklaruan se përveç qytetarëve të pranishëm, priteshin t’i bashkoheshin protestës edhe 22 mijë persona të tjerë.

Policia e kryeqytetit vendosi të ndalojë protestën para se të niste shpërndarjen e qytetarëve.

Fatkeqësisht, nuk kishim asnjë mundësi tjetër: iu afruam organizatorëve, duke iu komunikuar se protesta do të shpërndahet”, deklaroi policia në faqen e saj zyrtare në Twitter.

Policia e njoftoi shpërndarjen e protestës me altoparlant në fillim të marshimit, pasi kishte komunikuar për një kohë të gjatë me organizatorët.

Fillimisht, autoritetet në Berlin e kishin ndaluar zhvillimin e kësaj ngjarjeje, nga frika se pjesëmarrësit nuk do të ishin në gjendje të mbanin një distancë të sigurt nga njëri-tjetri.

Mirëpo një gjykatës doli në krah të organizatorëve, duke thënë se nuk kishte asnjë indikacion që demostruesit do të injoronin udhëzimet e distancimit social.

Rreth 3.000 policë u vendosën në pikat e caktuara, duke qenë të gatshëm të ndërhyjnë nëse protestuesit shkelin rregullat.

Si në të gjitha vendet e Europës edhe Gjermania po përballet me një shtim të rasteve të të infektuarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy