AKU kthen në vendin e origjinës 5.6 ton produkte ushqimore të pasigurta

AKU kthen në vendin e origjinës 5.6 ton produkte ushqimore të pasigurta

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nga kontrollet e ushtruara në pikën doganore Kapshticë, ka konstatuar dhe sekuestruar ngarkesën me një sasi prej 5636 kg e ardhur nga Turqia nga subjekti FAEK JABER, të produkteve të ndryshme ushqimore (ullinj të shtypur, vaj susami, allvasi, lëng shege, gjethe bimore çaji, vaj ulliri, thjerrëza, kamomil, trumzë jeshile, çaj dhe përzierje bimësh, rrënjë kambal, piper i zi, tuberet karafil, kimnone e coptuar, ginger pluhur, majdanoz i thatë, qiqra, kripë kineze, limon i thatë, thjerëza, çaj etj).

Nga kontrolli i dokumentacionit përkatës u konstatua se subjekti nuk dispononte raport-analizën e produkteve, çka përbën mospërmbushje të kërkesave ligjore të sigurisë ushqimore.

Në këto kushte, AKU vendosi kthimin në vendin e origjinës për ngarkesën e produkteve prej 5636 kg.

AKU konfirmon edhe njëherë përkushtimin për zbatimin rigoroz të legjislacionit të sigurisë ushqimore dhe forcimin e masave parandaluese për mbrojtjen e shëndetit dhe interesave të konsumatorit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy