IKMT dhe IMT, kontrolle në kantieret e ndërtimit në Vlorë (VIDEO)

IKMT dhe IMT, kontrolle në kantieret e ndërtimit në Vlorë (VIDEO)

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit në Vlorë, kanë ndërmarrë një aksion kontrollesh në disa kantiere ndërtimi në qytetin e Vlorës.

 

Aktualisht, inspektimet janë përqendruar në projektin e bulevardit të Agrumeve, ku po verifikohen nga afër punimet që po kryhen, si dhe dokumentacioni i firmës ndërtuese për ndërhyrjen në këtë zonë.

 

Burime nga terreni bëjnë me dije se kontrollet fokusohen veçanërisht në respektimin e kushteve të kantierit dhe të sigurisë teknike. Në rast të konstatimit të shkeljeve, paralajmërohet marrja e masave përkatëse ndaj subjektit përgjegjës.

 

Gjatë inspektimit në këtë projekt, janë evidentuar disa shkelje, për të cilat pritet të ndiqen procedurat ligjore dhe të vendosen sanksione.

 

Aksioni i IKMT dhe IMT pritet të vijojë edhe në ditët në vijim në kantiere të tjera ndërtimi në qytet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy