Protesta kundër ‘Bankers’, rëndohet gjendja e grevistëve, dy prej tyre dërgohen në spital

Protesta kundër ‘Bankers’, rëndohet gjendja e grevistëve, dy prej tyre dërgohen në spital

Nuk e kanë ndalur ende grevën e urisë banorët e Zharrëzit me gjithë masat që qeveria ndërmori ditët e fundit për të gjetur shkakun se nga vinin lëkundjet e tokës.

Megjithse qendja e tyre është e rënduar ata vazhdojnë të vendosur grevën e tyre të urisë kundër punimeve të kompanisë ‘Bankers Petroleum” në Fier.

Por mbrëmjen e sotme gjendja shëndetësore e dy prej grevistëve është rënduar, pasi më herët kishin refuzuar ndihmën mjekësore.

Grevistët Qani Rreli dhe Andi Koroveshaj janë dërguar në spital për shkak të problemeve.

Që prej 6 ditësh, banorët e Zharrëzit janë futur në grevë urie, ndërsa nga Qeveria deri tani nuk ka asnjë reagim.

Ata kërkojnë që të ndërpritet aktiviteti i kompanisë së naftës “Bankers Petroleum” dhe të hetohet zbatimi i kontratës.

Tjetër kërkesë e banorëve është edhe të dëmshpërblehen për dëmtimet që kanë pësuar banesat nga dridhjet e tokës që shkaktojnë gërmimet e kompanisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy