Kufizohet lëvizja në Urën e Matit, ndalohet kalimi i automjeteve mbi 13 tonë për të parandaluar dëmtimet

Kufizohet lëvizja në Urën e Matit, ndalohet kalimi i automjeteve mbi 13 tonë për të parandaluar dëmtimet

Ura mbi lumin Mat, në aksin nacional Lezhë-Milot, është vendosur nën kufizim për automjetet me tonazh të rëndë. Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, ka vendosur barriera betoni në të dyja anët e urës, për të ndaluar kalimin e mjeteve që tejkalojnë peshën e lejuar prej 13 tonësh. 

 

Masa vjen pas ndërhyrjes emergjente të kryer disa muaj më parë për përforcimin e themeleve të urës. Pavarësisht sinjalistikës, monitorimet në terren kanë evidentuar shkelje të përsëritura të kufizimit nga automjetet e rënda.

 

Ndërkohë, përdoruesit e urës shprehen se struktura vijon të ketë probleme dhe ngrenë dyshime për cilësinë e investimit. Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron se kufizimi nuk lidhet me ndonjë çedim apo dëmtim të urës, por është një masë parandaluese për mbrojtjen e ndërhyrjes së kryer në themele dhe garantimin e qëndrueshmërisë afatgjatë të strukturës.

 

Për rikonstruksionin dhe përforcimin e Urës së Matit, me gjatësi 844 metra, u akordua një fond emergjent prej 107 milionë lekësh të reja, ndërsa punimet zgjatën rreth 8 muaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy