Gëzim Tushe, sociolog tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se vetëvrasja është një nga padrejtësitë më të mëdha që i bën njeriu vetes.
Sipas Tushes, në vendin tonë nuk funksionojnë siç duhet dy shtyllat kryesore, familja dhe shkolla.
Nuk na funksionojnë siç duhet dy fabrikat kryesore për të formuar cilësinë e qëndrueshme tek fëmijët tanë. Këta janë familja e cila formon, që ka jo vetëm stofin edukativ, por ka stofin ekzistencial për të formuar ekzistencën e duhur dhe për të krijuar një fëmijë që duhet të jenë adekuat. Fëmijët tanë duhet të përballen dhe me fenomenet, edhe pse ne duhet të luftojmë për të zbutur fenomenin e agresiviteti, bullizmit, turbokapitalizmin e egër, luftën për rendiment, luftën për sukses që ka vënë të rinjtë në një trekëndësh ekzistencia të rrezikshëm.
Beteja që kanë me të pamundurën njerëzit është një nga shkaqet që i çon drejt fundit fatal. Se e ndjejnë veten të pafuqishëm, të parëndësishëm, të pa adoptueshëm me realitetet e sotshme . E dyta është shkolla që ka funksion të rëndësishme, doemos dhe institucionet fetare, kanë rendësi të madhe se kanë rtë bëjmë me shpirtin. Shpirti tek njerëzit ka filluar të bëhet më i brishtë.
Kemi shfaqe të problemeve të shëndetit mendor. Ka rritje evidente edhe tek të rinjtë, është ulur mosha. Ka përdorim të drogës, të alkoolit, të lëndëve psikotrope. Është gara, konkurrenca, krahasimi. Krahasimi po i merr në qafë të rinjtë. Shoqëria shqiptare ka stratifikim të shpejtë mes shtresave dhe kjo reflektohet në marrëdhëniet që kanë të rinjtë.



