Dhuna me bazë gjinore mbetet një problem shqetësues, ndërsa në Lezhë ka nisur zbatimi i një protokolli të ri për identifikimin dhe referimin më të shpejtë të rasteve.
Qendrat shëndetësore do të kenë një rol më aktiv në evidentimin e viktimave dhe adresimin e tyre te institucionet përgjegjëse.



