Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka qenë e pranishme sot në ambientet e qendrës së vaksinimit në stadiumin Air-Albania.
Nga aty, ministrja informoi se mësuesit dhe pedagogët do të marrin dozën e dytë të vaksinës.
"Është shumë e rëndësishme që dozat të merren sipas një kalendari të përcaktuar”.
Deri më tani në Shqipëri janë vaksinuar mbi 796 mijë shqiptarë.
Mbi 250 mijë qytetarë, i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.
Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani mbi 800 mijë doza të vaksinave anti-Covid, ndërsa janë siguruar përmes kontratave të deritanishme, 2.4 milionë doza.
Katër janë vaksinat e përdorura në vend: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.



