
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë te ditur se krahas porcesit të vaksinimit antiCovid, synohet të arrihet deri në 1 milionë vaksinime në qershor.
Manastirliu në njoftimin e saj, thekson se deri më tani janë vaksinuar 716,616 persona mes të cilëve 243,776 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID
“Teksa 60,000 dozat e vaksinës së Sinovac po shpërndahen sipas kushteve të sigurisë, =vijon pa u ndalur vaksinimi në çdo cep të vendit, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit
716,616 vaksinime janë kryer deri tani, prej tyre 243,776 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID. I ftojmë qytetarët të lidhen me mjekun e tyre të familjes për ditën dhe vendin e vaksinimit”, shkruan Manastirliu.



