Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe deklaroi të enjten shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme të vendit, deri më 31 maj.
Në takim me task-forcën e Qeverisë për koronavirusin Abe tha se do t’a marrë në konsideratë heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme pa pritur datën e përfundimit me 31 maj, nëse ekspertët vendosin se kjo mund të bëhet, bazuar në analizën e hollësishme të rënies së rasteve të reja të infeksionit.
Sipas tij, ekspertët i kishin komunikuar se Japonia nuk e kishte përjetuar ende një shpërthim të ngjashëm të infeksionit me ato të vendeve të tjera, por pavarësisht kësaj, numri i rasteve të reja nuk kishte rënë aq sa duhet dhe në disa rajone sistemi shëndetësor po haste në vështirësi.
“Bazuar në këtë pikëpamje, unë do të zgjas gjendjen e jashtëzakonshme deri me 31 maj në të gjithë vendin. Në 13 prefekturat e vendit, duke përfshirë Tokion dhe Osakan që janë goditur më shumë nga koronavirusi, veçimi shoqëror do të mbetet në fuqi ”, tha Abe.
Ai tha se Japonia do të kombinojë dalëngadalë parandalimin e përhapjes së infeksionit me mbajtjen e aktiviteteve sociale dhe ekonomike.
Edhe pse Japonia nuk ka përjetuar një shpërthim të ngjashëm të infeksionit me disa vende të tjera, përsëri vendi ka shënuar 15 mijë e 913 persona të infektuar dhe 542 viktima.



